Profesori universitar kritikon ashpër Vetëvendosjen dhe PDK-në

Aktuale

Profesori universitar kritikon ashpër Vetëvendosjen dhe PDK-në

Nga: G.B Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:09
VV-PDK

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka kritikuar opozitën, VV-në dhe PDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosovës nuk i duhet opozitë emocionale por një opozitë racionale, përcjell Bota sot.

Për këtë ai ka renditur dhe arsyet.

Postimi i tij i plotë:

Kosovës s'i duhet opozitë emocionale (që ndjek lajmin)por një sosh racionale (që lajmi e ndjek ate)!

1. Që fillim duhet sqaruar distingsionin midis kornizës sw të qenurit e opozitar racional dhe opozitarit emocional. Opozitari racional, duke qenë i vetëdijshēm pēr pamundësinē e posesimit të argumentit të vendimarrjes, në shumicën e rasteve është i detyruar ta përdor trustin e mendjes apo tē racios në veprimet e veta ditore politike. Dhe këtē qasje Ai duhet t'i konsumoj e shfrytëzoj me elokuencë dhe me ndjenjë ekonomizimi. Që nënkupton, se çdo veprim pragmatik dhe praktik që e bēnë në skenēn akruale politike, duhet ta bëjē me saktësi milimetrike dhe mundësisht me fuqinë e argumentimit! E sidomos me faktin dhe aktin e transparencēs dhe llogaridhënies publike, në mënyrë që kështu ta animoj online qytetarinë për temat e interesit publik.

2. Po pse opozitë emocionale, shtrohet pyetja? Nē rastin tonë këtu aludimi është më shumë tek VETËVENDOSJA se sa te PDK-ja (e cila e gjendur ende në deliriumin e prijatarisē politike) ngase, ajo e ridëshmoj dhe e ridimensionoj kētē model të sjelljes, që në sociologjinë politike shihet dhe konsiderohet jo si përparësi por si dobësi (kështu ka gjasa që tē konsiderohet, sidomos në shoqëritë me traditë dhe përvojē të gjatë demokratike) politike. Arsyeja, është shumē e thjeshtë; Në politikën realiste, pastaj në pozicionimet blanko pro lidershipit global, e sidomos në shoqëritë, që s'kanë pas tradite demokratike, e as mundësi ndërtimi sovraniteti e pavarësie, sikurse jemi ne kosovarët, nëse, e tepron me "paradigmen e emocianalitetit", gjasat për të mbetur pothuajse shumicën e kohës politike, në cilësinë dhe pozionin opozitarit janë reale!?

3. E si dhe çfarë duhet të bëhet VV? Natyrisht, pa asnjë dilemë, njē këshilltare i strategjisë sē komunikimit dhe një sish i komunikimit strategjik do përgjigjej; opozitë racionale! Por, racionaliteti këtu më shumē ka të bëjē me raportin që ky subjekt e "ndërtoj dhe konsumoj" si mandat bashkqeverisës me Ldk-n. Ku LDK-ja finoke e (Isa Mustafës) njohur me "kulturën e cinizmit" dhe me traditën e dredhive dhe oportunitetin politik që e trashëgoj padyshim nga grupet dhe klanet e shkollēs (së Kumrovcit!) komuniste, që u infiltruan qysh nga koha e inaugurimit të Ibrahim Rugovës, arriti ta fus VV në grackën e emocionalitetit sociopolitik, ku asaj iu amputuan " thikat, hartat dhe gjaku", që kinse po përgaditet jo në "shtëpinë e kuqe, e as ate të kaltërtë", po pikërisht aty ky caktohen fatet e kombeve të vogēla, pra, nē Shtëpinë e Bardhë! S'këndejmi, Kosovës aktualisht i duhet një opozitë që di mundet dhe vepron nē mënyrë milimetrike racionalisht, e jo emocionalist!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat