Vela: 40% e votave mjaftojnë për të siguruar 50 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Vela: 40% e votave mjaftojnë për të siguruar 50 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Nga: A.Morina Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela ka deklaruar se mjaftojnë 40% e votave për të siguruar 50 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ky, reagim erdhi pas diskutimeve publike rreth asaj se a do të mund Vetëvendosja, të i siguroj 50 deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

"Sipas sistemit zgjedhor të Kosovës, nëse një parti ose koalicion fiton 40% të votave, ajo ka shansa të mira që të siguroj 50 nga 100 deputetë", deklaroi Vela, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

A mjaftojne 40% te votave per te siguruar 50 deputete ne Kuvendin e Kosoves?

Sipas sistemit zgjedhor te Kosoves, nese nje parti ose koalicion fiton 40% te votave, ajo ka shansa te mira qe te siguroj 50 nga 100 deputete:

- nese partia ose koalicioni qe ze vendin e dyte merr 18% apo 22 deputete;

- nese partia qe ze vendin e trete merr 15% apo 19 deputete, dhe

- nese partia qe ze vendin e katert merr 7% apo 9 deputete.

Pra, te thuhet se 40% e votave nuk kryejne pune ne sistemin tone zgjedhor eshte thjeshte e pavertete.

E gjitha do te varet se sa parti nuk e kalojne pragun dhe sa koalicione parazgjedhore do te formohen ne prag te zgjedhjeve te reja. E aktgjykimet e Gjykates Kushtetuese nga viti 2014 po shtyejne partite me teper kah koalicionet parazgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat