Haradinaj-Stublla kërkon përfshirjen aktive të Britanisë në epilogun e dialogut me Serbinë

Aktuale

Haradinaj-Stublla kërkon përfshirjen aktive të Britanisë në epilogun e dialogut me Serbinë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:31
Pamje nga takimi

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike, dialogun me Serbinë, marrëveshjen e Uashingtonit dhe implementimin e saj. 

Ajo me këtë rast ka theksuar nevojën e përfshirjes aktive të Britanisë së Madhe në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedar në të arriturat e deritanishme të Kosovës.

Haradinaj-Stublla gjithashtu falënderoi Abbott për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, veçanërisht përmes bursës Chevening, program nga i cili këtë vit do të përfitojnë 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat