Reagimi i fundit i familjes Imeri për Thaçin, Veselin, Haradinajn e Limajn: Bëhuni trima dhe dorëzoni armët!

Aktuale

Reagimi i fundit i familjes Imeri për Thaçin, Veselin, Haradinajn e Limajn: Bëhuni trima dhe dorëzoni armët!

Nga: N.Sh. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 08:23
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Familja e veprimtrit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar përsëri ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët po e kundërshtojnë ashpër Gjykatën Speciale.

Kjo familje përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur me emra komandantët e UÇK-së të cilët, sipas tyre, po e vëjnë në luftë AKI-në kundër Gjykatës Speciale.

Ata pyesin se nësë Thaçi nuk është fajtor pse e ka gjithë këtë zor kundër Specialës, ashtu sikurse Veseli, Haradinaj e Limaj.

Postimi i plotë:

Nëse Hashim Thaçi nuk është fajtor për krime të luftës dhe pasluftës pse e ka gjithë këtë zor e gjithë këtë aktivitet kundër Gjykatës Speciale?

Nëse Kadri Veseli nuk është fajtor për krime lufte dhe te pasluftës pse e zhvillon nje aktiviitet aq brutal nëntokësor kundër Gjykates Speciale ?

Nëse Ramush Haradinaj është i "pastër" pse e kundërshton dhe lufton Gjykatën Speciale ?

Nëse Fatmir Limaj nuk ka bërë krime lufte dhe paslufte pse i frikohet Gjykatës Speciale dhe e lufton ate në të gjitha segmenetet...

Prandaj venia në luftë e AKI -së për interesa personale dhe kriminale kundër Gjykatës Speciale nuk do të bëjë punë, në këtë duel humb AKI dhe humb Kosova ndërsa dosjes se akuzave te këtyre personazheve të mësipërme do tu shtohen edhe kapituj tjerë të më vonshëm...

Benu "trima" dorëzohni armet nxireni AKI nga fushëbeteja kundër Gjykatës Speciale sepse një luftë e kësaj natyre u dëmton, vetëm juve...

Ju mund të thoni çka të doni por skenarët e juaja veprimet e instrumentet që keni përdorur për ta dëmtuar drejtësinë GJYKATES SPECIALE janë të dukshme, të prekshme dhe të friksheme.. më në fund do të jenë të dënueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat