Ngjarje tragjike në minierën e Trepçës: Minatorit iu këput krahu, vdes në vendin e punës

Aktuale

Ngjarje tragjike në minierën e Trepçës: Minatorit iu këput krahu, vdes në vendin e punës

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 12:55
Trepça

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Minierën e Trepçës-njësia në Leposaviq. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një punëtor.

Lajmin për media e ka konfirmuar Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Sipas Gërgurit, aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.

“Siç më kanë njoftuar inspektorët, fillimisht e ka humbur krahun në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mnbijetojë plagëve”, ka thënë Gërguri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat