Afro 30 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në Ukrainë, Haradinaj-Stublla ndan pikëllimin me familjet e viktimave

Aktuale

Afro 30 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në Ukrainë, Haradinaj-Stublla ndan pikëllimin me familjet e viktimave

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:49
Meliza Haradinaj-Stublla

Është rrezuar një avion ushtrarak në rajonin Kharkiv të Ukrainës, ku si pasojë humbën jetën afër 30 persona.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter tha se është e tronditur nga përplasja tragjike e avionit, ku ndodheshin studentët ushtarakë dhe kadetë universitarë, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se lutjet e Kosovës janë me njerëzit e Ukrainës teksa ndan pikëllimin me familjet e viktimave.

“Të tronditur thellë nga përplasja tragjike e avionit afër #Kharkiv, ku ndodheshin studentë ushtarakë dhe kadetë universitarë. Lutjet e # Kosovës janë me njerëzit e #Ukrainës dhe ne ndajmë pikëllimin me familjet e viktimave të kësaj tragjedie shkatërruese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat