Kelmendi reagon ndaj deputetëve: Kësaj i thuhet marre e madhe!

Aktuale

Kelmendi reagon ndaj deputetëve: Kësaj i thuhet marre e madhe!

Nga: G.B Më: 29 shtator 2020 Në ora: 00:08
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk po e votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në muaj marrin rreth 2 mijë euro e nuk po e kalojnë një ligj që i ndihmon qytetarët me më pak se 200 euro, përcjell Bota sot.

Për këtë ai ka thënë se është marre e madhe.

Postimi i plotë:

Këta deputetët që i marrin rreth 2 mijë euro në muaj, nuk mund të bëhen bashkë e ta hartojnë e kalojnë një ligj i cili do t’i ndihmonte qytetarët shumë prej të cilëve në kohë pandemie s’i kanë as nga 200 euro në muaj.

Kësaj i thuhet marre e madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat