Flasin nga VV-ja: Pas skandalit të “dy milionëve” të japë dorëheqje e gjithë qeveria

Aktuale

Flasin nga VV-ja: Pas skandalit të “dy milionëve” të japë dorëheqje e gjithë qeveria

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:58
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni thotë se ka edhe shumë arsye tjera pse qeveria duhet të largohet nga detyra.

Hyseni thotë se “vjedhja” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit pos që është skandal tregon dështimin e qeverisë.

“Nuk duhet të jep dorëheqje vetëm Ministrja e Financave por e gjithë qeveria. Kjo qeveri pos skandaleve duhet të jep dorëheqje edhe për shkak të mungesës së numrave dhe legjitimitetit. Mungesa e legjitimitetit po shoqërohet edhe me këso situata kur zyrtarë të ndryshëm bëjnë transaksione pa u mbikëqyrur nga askush”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se derisa kjo parti ishte në pushtet as për së afërmi nuk ka pasur skandale të tilla.

“Kemi dhjetëra skandale tjera para vjedhjes së dy milionëve siç ishte vjedhja në dhomën e dëshmive, skandali i pasaportave e shumë skandale tjera tregojnë logjikën që është ndjekur deri më tani dhe mos ndëshkimi i kryerësve të këtyre akteve”, tha ndër të tjera Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat