Ahmeti për skandalin e Thesarit: A ka garancë që është hera e parë që dikush ka vjedhur me këtë metodë ?

Aktuale

Ahmeti për skandalin e Thesarit: A ka garancë që është hera e parë që dikush ka vjedhur me këtë metodë ?

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:48
Shpend Ahmeti

Skandali me 2.1 milionë të Thesarit i cili ka ndodhi javën e kaluar ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka pyetur se a ka garancë që është hera e parë që është vjedhur në këtë mënyrë?

Reagimi i plotë:

Re: Vjedhja në thesar

Në serialin tashmë të njohur të Netflix, Ozark, Jason Bateman e luan një shpërlarës të parave që punon për një kartel meksikan të drogës.

Kur kryeshefi i kartelit e zbulon se disa nga kolegët e Martyt (karakteri i Bateman) kishin vjedhë para nga karteli, i mbledh avokatët dhe në kërcënim të vrasjes ja u ben një test pyetje, në qoftë se ata duan të shpëtojnë.

Ju thotë, Pastruesen në shtëpi që e kam pas qe 20 vite e kam zënë që mi ka vjedh 10 dollarë. Cka duhet me vepru me të? Ata të parët i thonë se duhet me ja fal se pak para, hera e parë etj etj. Përgjigje e gabuar sipas atij.

Marty i thotë duhet ta largosh nga puna menjëherë.

Në pyetjen pse, ai thotë: nuk është hera e parë që të ka vjedh, është hera e parë që e ke zënë.

Edhe me vjedhjen e thesarit në Kosovë. A ka garancë që kjo është hera e parë që ka vjedhë dikush me këtë metodë, e jo hera e parë që i kanë zënë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat