​Nis protesta e bujqve para ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë të takohen me Mustafën

Aktuale

​Nis protesta e bujqve para ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë të takohen me Mustafën

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:47
Protesta e bujqve para ministrisë së Bujqësisë

Një numër i bujqve nga rajone të ndryshme të Kosovës të mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë. Mirëpo protestuesit nuk po i bëjnë të ditura kërkesat e tyre pa prezencën e ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa.

Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqësisë, Tahir Tahiri, ka thënë se po kërkojnë takim urgjent me ministrin Mustafa dhe se kërkesat e tyre nuk do të bëhet të ditura nëse ky i fundit nuk del në takim.

Derisa para protestuesve doli zëvendës ministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, i cili njoftoi protestuesit që ministri Mustafa i pret brenda në takim.

Por që këta të fundit vazhdojnë të kërkojnë që ministri të dalë para të gjithë protestuesit dhe jo vetëm përfaqësuesit të futen në takim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat