Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti dhe një këmbësori.
“Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër), e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin po merren njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.
Personi që ka shkelë të moshuarën është ish-deputeti i PDK-së, Ramë Bujë, i cili momentalisht profesor në Kolegjin AAB.