Kusari e akuzon për arrogancë ministrin Zemaj, thotë se po iu bërtet gazetarëve

Aktuale

Kusari e akuzon për arrogancë ministrin Zemaj, thotë se po iu bërtet gazetarëve

Nga: A.Zh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:13
Armend Zemaj

Juristja e së drejtës së medias Flutura Kusari, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn. Ajo ka thënë se iu bërtet gazetarëve në vend se t’iu japë atyre llogari, duke shprehur kështu “arrogancën” prej pushtetari.

Por, Kusari ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj Covid-19, duke mos shpresuar që ministria e Zemajt do të bëjë diçka në këtë drejtim, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Para do muajve, nuk ka pas shanca me m'ikë naj lajm/vendim i qeverisë rreth Covidit.

Sot, s'muj me ia pa as konferencat koti të Zemajt, as me e lexu numrin e të infektuarve, të cilin së pari e poston në faqe të tij e pastaj e detyron MSh-në me ia bo share (me siguri mendon, ''t'i përfitojë me zor disa followers sa jam knej'').

Mos të flasim për arrogancën e tij prej pushtetari me gazetarë, të cilëve në vend se me iu japë llogari, iu bërtet kishe unë jam i fortë.

E tani është edhe çështja e website, me e çelë webin e MSH e me kajtë me mindil... dominojnë faqet me foto të tij tu reklamu e tu ia bo crop tjerëve në foto.

Sdq, masat duhet me i zbatu me e mbrojtë veten, pa shpresu që qeveria bën najsen, sidomos sa ta kemi ministër Zemajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat