Tahiri: Zahir Pajaziti është vlera sublime e Kombit, fymëzim për gjeneratat që po vijnë

Aktuale

Tahiri: Zahir Pajaziti është vlera sublime e Kombit, fymëzim për gjeneratat që po vijnë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 10:16
Homazhet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan, në ditëlindjen e 58-të të heroit.

Ai ka thënë se Zahir Pajaziti është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë.

Tahiri ka thënë se vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë.

“Sot, në ditëlindjen e 58-të të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, bashkë me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë të Heroit, bëmë homazhe te varri i Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan. Zahiri, është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë. Vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat