Ahmeti tallet me Qeverinë: Kush jeton në Marigona është në zonë të gjelbër e në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore

Aktuale

Ahmeti tallet me Qeverinë: Kush jeton në Marigona është në zonë të gjelbër e në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 19:35
Shpend Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka paraqitur disa vendime të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndër propozimet e qeverisë, ka qenë edhe kategorizimi i komunave me rrezikshmëri të ulët, mesme dhe të lartë sa i përket koronavirusit

E në mesin e komunave me rrezikshmëri të lartë është edhe Prishtina dhe pikërisht për këtë ka reaguar i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili edhe ka ironizuar me këto propozime të Hotit dhe i ka quajtur absurde.

“Kush jeton në Lagjen Marigona është në zonën e gjelbër e mundet me dal, e kush jeton në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore”, ka shkruar ndër të tjerash Ahmeti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat