Tragjike: 29 vjeçarja shtatzënë vdes nga Covid-19 në QKUK

Aktuale

Tragjike: 29 vjeçarja shtatzënë vdes nga Covid-19 në QKUK

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:19
Ilustrim

(E plotësuar 19:18) - Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.

***

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja.

Lidhur me rastin media ka tentuar të bisedojë me drejtoreshën e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike.

As nga zyra për informim e QKUK-së nuk kanë folur për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat