Enver Hasani tregon kompetencat që Vjosa Osmani s’ka të drejtë t’i ushtrojë si u.d. e presidentes

Aktuale

Enver Hasani tregon kompetencat që Vjosa Osmani s’ka të drejtë t’i ushtrojë si u.d. e presidentes

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Vjosa Osmani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka treguar se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nuk mund ta ushtrojë çdo funsion të presidentit.

Hasani në DPT Te Fidani në T7 ka thënë se Osmani mund të marrë vendime dhe të ushtrojë detyra të presidentit, përveç disa kompetencave të cilat konsiderohen rutinë. Në mesin e kompetencave të cilat Vjosa Osmani s’mund t’i ushtrojë, sipas Hasanit janë edhe ndarja e dekoratave, shkarkimi apo emërimi i ambasadorëve.

“Ka aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që saktë e tregon se çka mund të bëjë dhe çka s’mund të bëjë ushtruesi i detyrës së presidentit…. Të sakta janë. Dihen të gjitha. Gjtihçka mund të ushtrojë, përveç – ne kemi thënë në aktgjykimin në rastin Jahjaga – disa detyra rutinë, p.sh. dekorata, mundet me pritë, por falja nuk mundet. Emërimi i prokurorit dhe gjyqtarit nuk mundet me pritë, duhet me e bë… Ambasadorët, shefat e misioneve, munden me pritë, me i emëru dhe me i shkarku. Ne e kemi thënë shprehimisht: shefat e misioneve diplomatike me i shkarku dhe me i emëru ushtruesi i detyrës nuk e ka të drejtën. Nuk e ka… Shefat e misioneve diplomatike, jo konsullore, dmth ambasadorët nuk mund t’i emërojë dhe shkarkojë… Faljen p.sh. duhet ta bëjë…. Gjendja e jashtëzakonshme. Imagjino me qenë ne me ushtrues detyre dhe mos me pasë të drejtë me e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Cenohen të drejtat tona, mos me hy ushtria me marrë situatën në kontrollë p.sh”, ka thënë Hasani.

Po ashtu, ai ka treguar se Vjosa Osmani mund edhe ta sh[ërndajë Kuvendin dhe ta dekretojë mandatarin për formimin e një qeverie të re.

“Ajo duhet ta shoh vullnetin e forcave politike për me e shpërnda, përkatësisht vetëshpërnda Kuvendin, me dekretu një gjë të tillë”, ka thënë Hasani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat