Gashi: Ju siguroj se PDK-ja nuk ka diskutuar përfshirjen në qeveri

Aktuale

Gashi: Ju siguroj se PDK-ja nuk ka diskutuar përfshirjen në qeveri

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Kujtim Gashi

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj futjen në qeveri.

“Ju siguroj se në asnjë takim të PDK-së nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK-së në qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”, është shprehur Gashi.

Tutje, ai tha se ka zëra brenda dhe jashtë që PDK-ja të futet në qeveri. Megjithatë, qëndrimi i PDK-së është që të mbetet në opozitë sipas Gashit.

“Vullneti i strukturave të PDK’së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK’ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK’së është që të mbetemi në opozitë”, shtoi Gashi 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat