Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje, Bajrami jep lajmin e mirë për gastronominë

Aktuale

Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje, Bajrami jep lajmin e mirë për gastronominë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:55
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se, përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, do të reduktohet norma e TVSH-së për hotelerinë dhe gastronominë.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se, TVSH-ja për lëndën e parë dhe për transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, do të largohet.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, COVID-19. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për zbatimin e planit të rimëkëmbjes, fuqizimit të bizneseve dhe përmirësimit të situatës socio-ekonomike në vendin tonë.

–          Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kontribuojë në rritjen e kërkesës agregate përmes injektimit të parasë së gatshme në ekonomi.

–          Projektligji përmirëson qasjen në financa me kushte të favorshme për bizneset dhe fermerët – përmes mbulimit të rrezikut kreditor dhe subvencionimit të normave të interesit nga Qeveria e Kosovës.

–          Nëpërmjet këtij ligji reduktohet norma e TVSh-së nga 18% në 8% për hoteleri dhe gastronomi, largohet TVSh për lëndën e parë të prodhuar në Kosovë si dhe lirohen nga TVSh transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi.

–          Përmes këtij projektligji do të mbështeten qytetarët, bizneset, prodhimi, eksporti dhe përgjithësisht ekonomia e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat