Haradinaj për presidentin: Po të ishin Thaçi e Veseli këtu, e di me kënd do të bisedoja

Aktuale

Haradinaj për presidentin: Po të ishin Thaçi e Veseli këtu, e di me kënd do të bisedoja

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:39
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj duke i komentuar deklaratat e PDK-së se nuk do të votojnë Ramush Haradinajn për president ka thënë se po të ishin këtu Hashim Thaçi e Kadri Veseli, do të bisedonte me ta por, në mungesë të tyre në PDK janë bërë shumë zëra.

“Po të ishte Thaci ose Veseli këtu e di më kënd do të bisedoja. Janë bërë shumë zëra aty. Duhet të diskutojnë njëherë brenda subjektit të vet politike. Jemi kanë shumë afër. Mungesa e tyre ka hapur diskutim të ri. Ndryshe është mungesa e liderit të një subjekti politik. Në të gjitha jemi parti lideriste. Mungesa e liderit politik PDK e qet në vështirësi të një vendimi”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Ai ka thënë se ndërmjet partive më nuk do të ketë vija të kuqe. Sipas tij edhe VV do t’i largojë ato dhe do të bashkëpunojë me ndonjë subjekt.

“VV do t’i zbusë qëndrimet dhe do të jetë e hapur edhe për bashkëpunim me partitë e tjera. Nëse ju kujtohen qëndrimet radikale të z.Kurti para se të vinte në pushtet dhe pasi erdhi”, tha Haradinaj.

Ai është shprehur se nuk ka çarje ndërmjet partnerëve të koalicioni qeverisë.

Haradinaj është shprehur se cështja e presidentit është më shumë diskutim medial, sepse institucionet e Kosovë nuk janë duke u preokupuar për këtë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat