Ish ambasadori holandez 'godet' fort Serbinë: E pabesueshme çfarë bëjnë ata...

Aktuale

Ish ambasadori holandez 'godet' fort Serbinë: E pabesueshme çfarë bëjnë ata...

Nga: H.O. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar sërish ashpër Serbisë përmes një postimi në Facebook.

Duke shpërndarë një intervistë të Jelena Milic, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, ku thotë se “qeveria në Serbi është e vetmja që mund të krijojë një fushë për përmirësimin e marrëdhënieve serbo-amerikane”, ish ambasadori Bosch thotë se serbëve ju duhet shumë kohë për të kuptuar dëmin që i kanë bërë vetes dhe popujve të ish-Jugosllavisë.

“E pabesueshme ajo qfarë njerëzit guxojnë të pretendojnë! Mund të shihet se në qfarë rruge të gjatë duhet të kalojnë shumë serbë derisa të kuptojnë dëmin që i kanë bërë vetes, por edhe popjve të tjerë të ish Jugosllavisë. Përultësia është më e pakta që mund të presësh”, shkruan ish ambasdori Bosch.

Në këtë intervistë, Milic tutje kishte thënë se ‘qeveria ka arritur të bindë Shtetet e Bashkuara se ka kërkesa të vogla por shumë legjitime për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe se është e gatshme të bëhet një partner i rëndësishëm dhe i vlefshëm i Shteteve të Bashkuara në këmbim të atyre koncesioneve’.

Ajo ka mohuar edhe gjenocidin serb në Kosovë, duke thënë se Serbia është ndëshkuar poashtu nga Haga.

"Çfarë gjenocidi në Kosovë? Nuk ka aktakuzë, e lëre më një vendim për krimin e gjenocidit në Kosovë," tha ajo.

Ajo shtoi se Serbia duhet të përdorë argumentet se dha gjashtë gjeneralë aktivë të policisë dhe ushtrisë dhe dy presidentë.

"Nuk është e vërtetë që Serbia nuk është ndëshkuar kurrë, ajo është dënuar gjithashtu nga bashkëpunimi brutal me Hagën. Dhe kjo duhet thënë", beson ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat