Përplasje të ashpra/ Nga kampi i LDK-së e ofendojnë rëndë Haki Abazin

Aktuale

Përplasje të ashpra/ Nga kampi i LDK-së e ofendojnë rëndë Haki Abazin

Nga: D.RR Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:11
Isa Mustafa dhe Haki Abazi

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, i ka reaguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas deklaratës se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm votat e duetit “Haxhi Avdyli dhe Haki Abazi”, pasi që sipas tij të tjerët i ka zhgënjyer.

Abazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Mustafës një ushtri e ndryshimit po i duket duet.

Tutje ai ka deklaruar se ndërdija e Mustafës po flet nga frika, pasi që sipas tij ai nuk nuk guxon ta mendojë faktin që në zgjedhjet e ardhshme VV do të jetë forca politike që do e transformojë shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe pa të.

E lidhur me këtë deklaratë të Abazit, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ku ka ofenduar Abazin duke e quajtur ndyrësirë e poçavër, “që nuk e pastron as me domestos”.

Ndyrësirën e poçavrave si Haki Abazi nuk e pastron as DOMESTOS ....”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat