​Beqiri: Vjosa Osmani ka gabuar shumë që nuk ka qëndruar në LDK

Aktuale

​Beqiri: Vjosa Osmani ka gabuar shumë që nuk ka qëndruar në LDK

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Vjosa Osmani dhe Ismet Beqiri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ismet Beqiri ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani vazhdon të mbajë dy pozita në LDK - në këshillin e përgjithshëm dhe si delegate në kuvendin e partisë.

Beqiri ka thënë se edhe sikur ta shkarkonin nga pozita, ai nuk do të largohej nga LDK-ja.

“Vjosa Osmani ka dalë në llogari të LDK-së dhe ka marrë vota nga elektorati dhe nuk them se nuk i ka merituar. Edhe nëse mua nuk më bie mirë, nuk e ndërroj partinë. Për ta shprehur pakënaqësinë publike, kam pasur njëqind arsye më shumë, por e kam ulur kokën, vetëm e vetëm që t‘i nënshtrohem vullnetit të qytetarëve. Osmani ka gabuar shumë që nuk ka qëndruar në LDK”, është shprehur Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat