Shërohet nga koronavirusi Agim Bahtiri

Aktuale

Shërohet nga koronavirusi Agim Bahtiri

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:23
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njofton se ka kaluar me sukses periudhën e infektimit me koronavirus.

Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe aktualisht ndodhet në Holandë. Teksa shton se së shpejti do t’i rikthehet punëve në komunë.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit secilin prej juve veç e veç për brengosjen që keni shprehur, pasi kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Mijëra lutje nga ju që m’i keni dërguar përmes thirrjeve telefonike, mesazheve dhe postimeve të ndryshe, më kanë dhënë edhe më shumë forcë ta përballoj me sukses këtë virus të keq.

Pasi që gjendja ime shëndetësore tashmë është shumë e mirë, tani ndodhem në shtëpi në Holandë.

I falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët në Kosovë dhe Holandë, të cilët janë kujdesur në mënyrë shumë profesionale për trajtimin tim shëndetësor.

Së shpejti do t’iu rikthehem punëve të përditshme në komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat