Tensionohet situata - deputetja Teuta Haxhiu nuk lë gjë pa i thënë Vjosa Osmanit

Aktuale

Tensionohet situata - deputetja Teuta Haxhiu nuk lë gjë pa i thënë Vjosa Osmanit

Nga: N.Sh. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:10
Vjosa Osmani dhe Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, ka reaguar ashpër si asnjëherë më parë ndaj kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

Këtë reagim Teuta Haxhiu e bëri, pas fjalimit të Vjosa Osmanit në Parlamentit e Shqipërisë.

Haxhiu e quan spikere Osmanin, për të cilen thotë se, ajo e shfaqi paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare.

Deputetja e quan fjalim të lig, ku shton se nuk përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovës.

“Përkundrazi ishte fyerja më e rëndë që i vjen Shqipërisë, sidomos në këto dy dekadat e fundit. Sepse në mos asgjë tjetër, Shqipëria e ka hisen e vet në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, deshi apo nuk deshi znj. Osmani e cila sot u zgjua nga gjumi me mendimin se ka zbritur t’a shkruar historinë e shqiptarëve”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Këtë ajo e quan turp të madh, ku shton se edhe injorimi i UÇK-së dhe gjakut të dëshmorëve të kombit është fyerje e rëndë e saj.

“Prandaj, unë si qytetare e Republikës së Kosovës në radhë të parë, si nënë dhe mbi të gjitha si bashkëqytetare e bashkëveprimtare e shumë dëshmorëve të rënë për liri nën betimin e ushtarit të UÇK-së, e krejt në fund edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës; REFUZOJ, REFUZOJ, REFUZOJ të përfaqësohem nga një njeri, e për më keq nga një kolege imja, e cila shkelë qëllimshëm mbi Lavdinë më të Madhe shqiptare në shek. XX - UÇK-në krenarinë që fitoi zemrën dhe admirimin e vendeve demokratike botërore”, shkruan tutje ajo.

Postimi i plotë:

“Lobimi “ i Vjosa Osmanit në Parlamentin Shqiptar (spikeres së mirë do të thoshin nga VV) dhe tendeca e saj e ulët për t’iu dhënë “leksione”e “mësime” institucioneve shqiptare për të përkrahur Republikën e Kosovës, shpërfaq paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare ndërvllazërore në mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Thjeshtë është një fjalim i ligë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë i cili në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovë.

Përkundrazi ishte fyerja më e rëndë që i vjen Shqipërisë, sidomos në këto dy dekadat e fundit. Sepse në mos asgjë tjetër, Shqipëria e ka hisen e vet në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, deshi apo nuk deshi znj. Osmani e cila sot u zgjua nga gjumi me mendimin se ka zbritur t’a shkruar historinë e shqiptarëve. Dhe kjo është më shumë se naivitet.

Prandaj, ky është një turp i madh që s’e lanë dot as kërkimfalja më e thellë.

Poashtu,  injorimi i skjashëm dhe tendencioz i UÇK- së dhe gjakut të dëshmorëve të kombit, gjatë këtij fjalimi të ligë, edhe përkundër faktit që Kryetari i Kuvendit të RSH, zt. Ruçi me shumë krenari e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij,  është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit tonë nga një “përfaqësuese” populli siç pretendon Vjosa Osmani.

Prandaj, unë si qytetare e Republikës së Kosovës në radhë të parë, si nënë dhe mbi të gjitha si bashkëqytetare e bashkëveprimtare e shumë dëshmorëve të rënë për liri nën betimin e ushtarit të UÇK- së, e krejt në fund edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës; REFUZOJ, REFUZOJ, REFUZOJ të përfaqësohem nga një njeri, e për më keq nga një kolege imja, e cila shkelë qëllimshëm mbi Lavdinë më të Madhe shqiptare në shek. XX - UÇK-në krenarinë që fitoi zemrën dhe admirimin e vendeve demokratike botërore.

Shkelë pa mëshirë në një kohë të ligë, fyen vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar duke e shfrytëzuar maksimalisht një  pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës e jo besimi qytetetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat