Masat e reja, tollovi në kufirin me Shqipërinë, Minxhozi e quan veprim të njëanshëm

Aktuale

Masat e reja, tollovi në kufirin me Shqipërinë, Minxhozi e quan veprim të njëanshëm

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:28
Foto Ilustrim

Masat e reja kundër përhapjes së Covid19, të miratuara dje nga Qeveria e Kosovës kanë nisur së zbatuari që nga sot.

Pas kësaj, tollovi e madhe është shkaktuar në kufirin me Shqipërinë, kjo si rezultat i asaj që tashmë nga qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Nuk ka patur konsultim paraprak, është veprim i njëanshem dhe i çuditshem”, ka thënë ai.

Përjashtim bëjnë qytetarët e huajë që vijnë dhe largohen brenda 3 orëve nga Kosova, duke nënshkruar kështu edhe një deklaratë.

Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovëduhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat