Biznesmeni ka një apel për bashkatdhetarët që kalojnë nëpër Serbi: Kujdes, kjo po ndodh atje!

Aktuale

Biznesmeni ka një apel për bashkatdhetarët që kalojnë nëpër Serbi: Kujdes, kjo po ndodh atje!

Nga: A.Zh Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Biznesmeni Burim Piraj, ka apeluar te bashkatdhetarët, të cilët kalojnë nëpër Serbi, që të mos ndalen për të marrë karburant në territorin e këtij vendi.

Ai ka thënë se po raportohet se në Serbi, në mënyrë të organizuar bandat kriminale po i prishin makinat e shqiptarëve dhe më pas u ofrojnë shërbim riparimi për të marrë para nga ata.

Piraj ka treguar se një rast i tillë ka ndodhë në Mladenovac, përcjell Bota sot.

Postimi i Pirajt në Facebook:

Ju bëj apel bashkatdhetarëve që mos të ndalen të marrin karburant në Serbi pasi që është raportuar se në mënyrë të organizuar banda kriminale i prishin makinat e shqiptarëve më pas u ofrojnë karrotrec dhe shërbim riparimi për të marrë para nga ata!

Rasti ka ndodhur në Mladenovac pompa e benzinës Lukoil!

Kujdes!

Nëse jeni të detyruar të merrni karburant mos e leni makinën vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat