Deputeti i LDK-së tregon si do t’i kalojnë situatat e jashtëzakonshme

Aktuale

Deputeti i LDK-së tregon si do t’i kalojnë situatat e jashtëzakonshme

Nga: A.Zh Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:26
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Faton Bislimi, ka thënë se kjo parti do ta bëjë më të mirën për elektoratin e vet dhe për Kosovën.

Ai ka thënë se ata do t’i kalojnë sfidat për mundësive, duke premtuar unitet edhe në dallime, përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK është bindje politike, pjesë e pandashme e historisë së Kosovës dhe shtyllë e garancisë së demokracisë për të ardhmen.

Postimi i tij në Facebook:

Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë vendime jashtëzakonisht të matura dhe jo të lehta. Secila sfidë paraqet njëkohësisht edhe një mundësi. Sa më e madhe sfida, aq më e madhe mundësia.

E, mundësia është përgjegjësi!

Me urtësi, reflektim e kohezion, LDK do të bëjë më të mirën për elektoratin e vet dhe për Kosovën! Përtej partisë, LDK është bindje politike, pjesë e pandashme e historisë së Kosovës dhe shtyllë e garancisë së demokracisë për të ardhmen; LDK është e të gjithë elektoratit të vet, aktivistëve, dhe dashamirësve besnikë, më shumë se e kujtdo tjetër!

#LDK #UnitetNëDallime #RibrendimiPolitik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat