Shkarkimet që e dridhën Kosovën

Aktuale

Shkarkimet që e dridhën Kosovën

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Viti 2020 përshkruhet globalisht si një vit i tmerrshëm shkaku i pandemisë dhe i gjithë pasojave që ajo i solli: rreziku i shëndetit publik, cenimi i demokracisë, izolimi, cenimi i shëndetit mendor etj. Por, në Kosovë ky vit faktorizoi shkaktoi shkarkime të shumta politike.

Por, cilat ishin shkarkimet më interesante të vitit?

Nëse do të dilnin pak përtej Kosovës, shkarkimi më i rëndësishëm ishte “normaliteti”. Natyra vendosi ta “shkarkonte” normalitetin e deritashëm përmes koronavirusit të ri që më pas u bë pandemi duke u shtrirë në gjithë botën.

Sidoqoftë, le të mbesim vetëm në Kosovë.

Agim Veliu

Ky shkarkim ndodhi më 22 mars të këtij viti. Agim Veliu u shkarkua gjoja për shkak të një deklarate të dhënë në një emision televiziv. Në të vërtetë ai u shkarkua për arsye elektorale nga Albin Kurti që mësyu të shfrytëzonte zemërimin e njerëzve me figurën e tij. Veliu u bë në një formë i shkarkuar i dyfishtë kur LDK-ja e tij e humbi edhe Podujevën, e të cilën e fitoi Albin Kurti përmes Shpejtim Bulliqit.

Albin Kurti

Tri ditë pas shkarkimit të Agim Veliut, u shkarkua edhe Albin Kurti me krejt qeverinë e mbetur të tij. Ky shkarkim u bë për të shmangur dëmtimin e mëtejmë të marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në.

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti ishte zv.kryeministri i parë në Qeverinë Kurti – ose njeriu i dytë më i pushtetshëm. Ai u shkarkua menjëherë sapo u shkarkua Kurti, pak para mesnate, dhe në dukje pas fjalimit të mbajtur në Kuvend ku kishte akuzuar Kurtin për prishjen e marrëdhënieve me Amerikën.

Vjosa Osmani

Vjosa Osmani u shkarkua nga të gjitha pozitat që mbante në LDK për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme me qëndrimet e partisë. Ajo mbeti një anëtare e thjeshtë dhe shkarkimin e përshkroi si “përjashtim”.

Rashit Qalaj

Avdullah Hoti si kryeministër ishte edhe më ‘shkarkues’ se Thaçi. Ndër ‘njerëzit e mëdhenj’ që shkarkoi kishte qenë edhe Rashit Qalaj, drejtori i Policisë së Kosovës, e më pas edhe shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Këta njerëz të mëdhenj, megjithëse besohej se kishin lidhje me parti të caktuara politike, nuk ishin prekur fare nga Albin Kurti që shkarkonte njerëz më të vegjël madje edhe si kryeministër në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat