Mjekësia Ligjore e largon trupin e pajetë të viktimës që vdiq në aksidentin në Arllat

Aktuale

Mjekësia Ligjore e largon trupin e pajetë të viktimës që vdiq në aksidentin në Arllat

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:37) - Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka tërhjekur nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të viktimës që vdiq si pasojë të një aksidenti të rëndë mes katër veturave që ndodhi rreth orës 20:30, në Arllat të Drenasit në rrugën rajonale për në Malishevë.

Siç dyshohet viktima është një i ri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur pasi sipas policisë e cila është në vendin e ngjarjes në veturën e tij nuk është gjetur akoma ndonjë dokument identifikimi.

Përpos viktimës edhe gjashtë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Image

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por nuk dihet akoma për gjendjen e tyre.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe prokurori kujdestar.

Nuk dihet shkaku që ka çuar deri tek ky aksident.

Image

Konfirmohet viktima e parë dyshohet edhe për një tjetër të vdekur nga aksidenti mes 4 veturave në Arllat

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Arllat të Drenasit, në rrugën për Malishevë.

Përveç viktimës janë lënduar edhe gjashtë  persona të tjerë.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”-tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”.

***

Dyshohet edhe për viktimën e dytë nga aksidenti i rëndë në Arllat.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Arllat.

Burime të medias tregojnë dy persona kanë humbur jetën në këtë aksident ku u përfshinë 4 vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar viktimën e parë:

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugen rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër (4) automjeteve. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësat janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat