Xhevdet Qeriqi i reagon Luljeta Aliut: Tmerr dhe turp

Aktuale

Xhevdet Qeriqi i reagon Luljeta Aliut: Tmerr dhe turp

Nga: N.Sh Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:12
Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ka reaguar ndaj analistes Luljeta Aliut e cila tha se familjet e dëshmorëve s’duhet të ketë respekt gjatë gjithë jetës.

“Ka ardhur koha mos me u marrë me narracione të paraluftës, por duhet të me pa përpara. Mua më duket shumë e tepërt që secili me përmend se e ka pas një dëshmor, një ashtu… ne i mbrojmë dëshmorët, lavdi të gjithëve, por nuk mundemi me kërku benifite edhe respekt gjatë gjithë jetës, përjetësisht…, sepse secili është prek në familje”, ka deklaruar ajo

E pas kësaj deklarate të saj, kanë vërshuar reagimet.

Reagim të ashpër ka bërë edhe Qeriqi i cili thotë se është tmerr dhe turp.

“Kqyrne këtë "Analiste" kjo e shfaq hapur qëndrimin e saj, për dëshmorët e kombit, thotë se nuk mund ti respektojmë dëshmorët përjetësisht.

Kësaj zonje du me ja kujtu se falë gjakut të mijëra dëshmorëve, sot ne jetojmë të lirë.

Çka me pritë ma shumë prej saj Tmerr. Turp”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat