Analisti: Osmani e braktisi iniciativën e saj, ende pa u themeluar si parti

Aktuale

Analisti: Osmani e braktisi iniciativën e saj, ende pa u themeluar si parti

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:05
Petrit Zogaj

Analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve, Petrit Zogaj, ka reaguar pasi Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë nënshkruar një marrëveshje politike për të garuar bashkë në zgjedhje.

Zogaj ka thënë se fakti që Vjosa Osmani ka pranuar që të garojë për presidente, nënkupton që nëse ajo do të zgjidhet presidente atëherë do ta braktisë iniciativën e saj që ende se ka shndërruar në parti.

“Vjosa paska thënë që po garon për presidente. Që i bie, nëse ajo zgjedhet presidente, duhet me dhënë dorëheqje prej iniciativës. Pra, ende pa u themelu si parti, Vjosa po e braktis iniciativën e saj”, ka shkruar Zogaj.

Ai e sheh Kurtin si fitues absolut të këtij koalicioni.

“Në ndërkohë, zgjedhjet janë parlamentare, e jo presidenciale, ama në garë tash për postin e presidentit i kemi dy figura: Vjosën dhe Ramushin.

Me një fjalë, fituesi absolut i këtij koalicioni është Albini dhe LV”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat