Fjalimi i fuqishëm i Doruntinë Malokut në sytë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit – reagimet e tyre të çuditshme (Pamjet)

Aktuale

Fjalimi i fuqishëm i Doruntinë Malokut në sytë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit – reagimet e tyre të çuditshme (Pamjet)

Nga: N. H Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:50
Doruntinë Maloku

Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka ndarë një video të rrallë, nga një fjalim i saj, kur në krye të Qeverisë së Kosovës, ishte Albin Kurti.

Në këtë fjalim, të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, e ku të pranishëm shihen të jenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ish-deputetja Maloku deklaron se të kota janë përpjekjet për kthimin e Rugovizmit në Albinizëm dhe Hashimizëm.

“Votuesit e LDK-së nuk janë votuesit e VV-së, dhe ka kush i mbron votuesit e LDK-së, mos u mërzitni për ta. Ju kotë po përpiqeni ta ktheni Rugovizmin në Albinizëm dhe në Hashimizëm. Harrojeni. Rugova nuk ka asgjë të përbashkët me sjelljet tuaja”, deklaron Maloku.

Në fund, të kësaj deklarate ajo thekson se nuk është deputete e VV-së, mirëpo përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë nuk jam deputete e Lëvizjes Vetëvendosje”, ishte ndër tjerash, fjalimi i ish-deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, të çuditshme janë sjelljet e Kurtit e Osmanit, derisa mbante fjalim ish-deputetja e LDK-së.

Në momentin që deklaratat e Malokut fillojnë të bëhet më të ashpra, si Kurti, ashtu edhe Osmani ulin kokën dhe nuk shikojnë në drejtim të deputetes Maloku.

Maloku është kandidate e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe bart numrin 12.

Në vazhdim mund t’i shikoni pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat