Debat i ashpër mes përfaqësueses së “Guxo” dhe kandidatit të PDK-së: Votat tregojnë shkatërrimin e vetëm që Osmani po e bënë

Aktuale

Debat i ashpër mes përfaqësueses së “Guxo” dhe kandidatit të PDK-së: Votat tregojnë shkatërrimin e vetëm që Osmani po e bënë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:52
Pamje nga emisioni

Debat i ashpër është zhvilluar mes kandidates për deputete Lista Vjosa dhe Vetëvendosje, Doarsa Kica dhe kandidatit për deputet nga PDK, Bujar Cakolli.

Ky i fundit u shprehë se Vjosa Osmani ka punuar në shkatërrimin e LDK-së gjatë karrierës së saj.

“Duhet sqaruar se nuk ka iniciativë të Vjosa Osmanit – këta janë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje – këta kanë përfunduar në partinë e Albin Kurtit”.

“Ne jemi duke u ballafaquar me një kandidate për deputete të VV-së dhe jo të Vjosa Osmanit. Këta e kanë tradhtuar elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kanë përfunduar në gjirin e Albin Kurtit”.

Këtyre akuzave i është përgjigjur Kica e cila u shprehë se votat tregojnë shkatërrimin e vetëm që Vjosa Osmani po e bën në skenën politike.

Po ashtu ajo tha se qëllimi i listës së Vjosa Osmanit është që të krijohet partia edhe pas 14 shkurtit.

“Shkatërrimi i Vjosa Osmanit për juve të PDK-së janë votat, në fakt dhe po besoj zgjedhjet e kaluara saktësisht  e keni kuptuar çfarë shkatërrimi përmes votave ka bërë, fokusi jonë si listë është të ofroj alternativë. Ne i kemi hyrë kësaj gare në listën e  LVV-së, ndërsa qëllimi ynë për të krijuar parti nuk do të zhduket as pas datës 14 shkurt”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat