Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese e ka shkelur Kushtetutën

Aktuale

Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese e ka shkelur Kushtetutën

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:26
Mimoza Kusari Lila

Kandidatja e VV’së për deputete në listën e VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë në emisionin Pressing se Gjykata Kushtetuese ka bërë gabim me vendimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti pasi nuk ishte e thirrur për të interpretuar Kodin Penal apo Ligjin për Zgjedhje.

PZAP mori sot vendim për certifikim të listës së VV’së pa pesë kandidatë në listën e deputetëve të cilët kanë dënime në 3 vitet e fundit.

“Nuk e besoj që ka besu dikush që do të përfundojë sot me vendimin e PZAP. Gjithcka filloi me vendimin e gjykatës kushtetuese. Ajo mori një vendim për dicka që nuk ishte e thirrur. Ajo duhet të merrej me votën e deputetit Arifi ndërsa përfundoi me vendimin për Ligjin Zgjedhor dhe interpretimin e Kodit Penal. Është pak absurde pasi nuk kanë përmendur as mundësinë e zëvendësimit në listë. Është absurde të interpretohet vendimi Gjyatkës Kushtetuese. E drejta për tu zgjedhur është e drejtë universale. E tash tek zonja Labinotë Demi e cila ka një gjobë trafiku nuk po lejohet të kandidojë”, tha Kusari Lila.

VV ka bërë të ditur se do të dërgojë një ankesë edhe në Gjykatën Kushtuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat