Kraki i reagon Hotit pas letrës së Bidenit, ja çka i kujton

Aktuale

Kraki i reagon Hotit pas letrës së Bidenit, ja çka i kujton

Nga: A.Zh Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 07:47
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka folur pas letrës së presidentit amerikan Joe Biden, dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku i ka kërkuar njohjen reciproke të Kosovës.

Kraki ka thënë se politika e jashtme amerikane dhe qasja e saj ndaj Kosovës, ndërron sipas administratës.

Ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin, duke ia kujtuar atij se “vraponte pas Richard Grenellit” dhe nënshkruante letra ku thuhej se “Kosova nuk do të kërkojë njohje gjatë një viti”, përcjell Bota sot.

“Amerika u rikthye në botë dhe në Kosovë fiks qysh e kam uru dhe parashiku. Ndërsa, Beratat, dullat, dritonat, batonat e grenellat e mbyllin agjencinë turistike « Grenelli travel » definitivisht me 14 shkurt”, ka shkruar Kraki në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Dmth politika e jashtme amerikane (e sidomos qasja e saj ndaj Kosovës) po ndërrojka sipas administratës.

Nga « Kosova pranon të mos kërkojë pranim as njohje ndërkombëtare » në « Serbia duhet ta njohë Kosovën ». Uf! Uf!

Pse o duda nuk merrshi vesh kur ju thosha që Amerika e re do ketë qasje të re ndaj Kosovës?

Pse nuk merrshi vesh kur ju thosha me heq dorë nga ajo legjenda urbane sipas të cilës « kushdo qe vjen n’pushtet n’Amerikë, politika e saj nuk ndryshon ».

A e shihni që edhe Dulla tash entuziazmohet nga letra e Bidenit derisa vet i njëjti Dullë i vraponte pas Grenellit dhe nënshkruante letra ku thuhej « Kosova nuk do kërkojë njohje gjatë një viti ».

Jooo Dullo, kjo letër është për krejt ata që kanë besu në të drejtën e Kosovës për shtet.

Letra jote mbetet ajo e shtatorit kur ti me dritonat tu e zyrtarizuar mosnjohjen nga Serbia dhe hoqët dorë nga njohjet tjera. Ajo letra që e fuste Serbinë në bashkëmenaxhim të pasurive ujore të Kosovës dhe e vuloste statusin gati krahinor të shtetit tonë....

E kuptoj Beratin që po tenton me e shly nga kalendari vitin 2020 dhe me na paraqit Dullën si super profil, me ide te reja, por populli ende s’i ka harru krejt ato « mbylljet e Bondsteelit » e ato « tërheqjet e ushtrisë amerikane » që ishin pjese e strategjisë për zhbërjen e Kosovës për 2 twita e një foto me Donald Trumpin.

Ah! Se për pak harrova.

A e shihni që ato « lëvdatat » që Sekretari i shtetit Blinken i bënte Grenellit para disa ditëve ishin thjesht trillime të argatëve. Ai kurrë s’ka thënë se Grenell kishte qasjen e duhur, por veç se dialogu duhet të vazhdojë..

Nejse miq...

Amerika u rikthye në botë dhe në Kosovë fiks qysh e kam uru dhe parashiku. Ndërsa, Beratat, dullat, dritonat, batonat e grenellat e mbyllin agjencinë turistike « Grenelli travel » definitivisht me 14 shkurt.

E unë këtë javë jam atje dhe i festojmë të gjitha këto lajme t’mira bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat