Thaçi: KQZ sabotoi zgjedhjet, 200 qytetarë po presin mbi dy orë për fletë-votime

Aktuale

Thaçi: KQZ sabotoi zgjedhjet, 200 qytetarë po presin mbi dy orë për fletë-votime

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:48
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi thotë se prej dy orësh mbi 200 qytetarë po presin për të votuar në një qendër votimi në Prishtinë ku janë harxhuar fletë-votimet. Një gjë e tillë, sipas tij, është e papranueshme pasi po mohohet një e drejtë e garantuar.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se shumë qytetarë janë kthyer pasi janë lodhur nga pritja.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Në Qendrën e Votimit në FIEK në Prishtinë jemi mbi 200 veta duke pritur rreth 2 orë për të votuar. Qe më shumë se gjysmë ore janë harxhuar fletë-votimet dhe ende nuk janë sjellur në qendër të votimit.

Radha dhe koha e pritjes po zgjatet edhe më shumë. Fatkeqësisht, shumë njerëz edhe po kthehen pa votuar për shkak të kësaj.

Në rastin më të mirë kjo është papërgjegjësi e jashtëzakonshme e KQZ-së, në rastin më të keq kjo është sabotim i zgjedhjeve nga KQZ dhe mohim i të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke ua vështirësuar apo pamundësuar votimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat