Kusari Lila: Ditë e re zbardhi me shkëlqimin e fitores dhe shpresën e të ardhmes

Aktuale

Kusari Lila: Ditë e re zbardhi me shkëlqimin e fitores dhe shpresën e të ardhmes

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:16
Mimoza Kusari Lila

Kandidatja për deputete nga VV, Mimoza Kusari, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për një proces zgjedhor shembullor, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se qytetarët dje iu përgjigjen referendumit me bindjen e paluhatur se 14 Shkurti do të nderojë historinë e deritashme të Kosovës dhe do e përcaktojë të ardhmen e saj.

Kusari Lila ka shtuar se ditë e re zbardhi me shkëlqimin e fitores dhe shpresën e të ardhmes.

Postimi i tij i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë

Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës tonë për një proces zgjedhor shembullor, me standardet më të larta demokratike dhe me pjekurinë qytetare që tregon dashuri dhe respekt për vendin dhe lartëson emrin Kosovë!

Dje qytetarët e Republikës iu përgjigjen referendumit me bindjen e paluhatur se 14 Shkurti do të nderojë historinë e deritashme të Kosovës dhe do e përcaktojë të ardhmen e saj.

Ditë e re zbardhi me shkëlqimin e fitores dhe shpresën e të ardhmes.

Urime Kosovë, dashuria jonë e përjetshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat