Qorrolli publikon shifrat për VV-në: Fitorja më e thellë në historinë politike të Kosovës

Aktuale

Qorrolli publikon shifrat për VV-në: Fitorja më e thellë në historinë politike të Kosovës

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Vigan Qorrolli

Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka thënë se fitorja e VV-së është më e thella në historinë politike të Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar shifrat në zgjedhjet e vitit 2001, ku LDK me Ibrahim Rugovën kishte fituar 359.851 vota, ndërsa tani 20 vite më vonë, Albin Kurti ka marrë 372.156 vota dhe që janë ende në numërim.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e vitit 2001: LDK (Ibrahim Rugova) — 359.851 vota.

20 vite më vonë, zgjedhjet e vitit 2021: VV (Albin Kurti) — 372.156 vota (ende në numërim).

Fitorja më e thellë në historinë politike të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat