Ismet Beqiri nuk flet për dorëheqje, por për ngritje të LDK-së: Feniksi së pari duhet të digjet!

Aktuale

Ismet Beqiri nuk flet për dorëheqje, por për ngritje të LDK-së: Feniksi së pari duhet të digjet!

Nga: N.SH Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Ismet Beqiri

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri pas humbjes drastike të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk ka fol për mundësinë e dorëheqjes së tij.

Beqiri përmes një postimi në Facebook, ka fol vetëm për ngritjen e LDK-së, pas rënies së saj në këto zgjedhje.

Beqiri shkruan se, LDK-ja do të punoj fort që rënien, thyerjen dhe dështimin ta kthen në forcë, punë e sukses. Me këtë lë të kuptohet se Ismet Beqiri nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje nga posti i tij, edhe pas humbjes më të thellë në historinë e LDK-së.

Postimi i plotë:

Në mënyrë që të ngritët përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet. Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses. LDK do të ngritët sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend. Ju falënderoj të gjithë ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës. Kjo është një shans e re, që të ngitemi si Feniks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat