Tërmkolli: Rugova iu ka dashtë veç i vdekun

Aktuale

Tërmkolli: Rugova iu ka dashtë veç i vdekun

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:50
Melihate Tërmkolli

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë që në këto zgjedhje krejt kanë fituar atë që kanë dashur, duke akuzuar krerët e LDK-së se edhe ata e kanë fituar shkatërrimin e partisë të cilin e kanë dashur.

“Janë të rralla këto zgjedhje që secili subject ka fitu atë se çka ka dashtë”, ka thënë Tërmkolli.

“Edhe LDK-ja osht e kënaqun sepse 10 vjet ka punu me e shkatërru LDK-në qëllimshëm. Domethënë janë t’kënaqun. Krejt kjo udhëheqje 10 vjeçare që ka punu në interesa të një grupacioni shumë të vogël”.

Sipas saj, udhëheqësit e partisë kanë punuar që 10 vjet për ta sjellë këtë subjekt në këtë situatë ku morën vetëm 13 për qind në zgjedhje.

“Tash po del që në njëfarë mënyre të gjithë në këto zgjedhje janë pak a shumë të kënaqun”.

“Kur po them LDK po flas veç për udhëheqje të LDK-së. 10 vite kanë punu me e sjellë LDK-në qeshtu”.

Tërmkolli e konsideroi si joserioze mënyrën se si Mustafa e ofroi sot dorëheqjen e tij, teksa tha që 10 vjet në atë parti nuk ka rugovizëm.

“Që 10 vite krejt Rugovën, Rugovian, Rugovizëm, s’ka n’LDK, e kanë fshi.

“Rugova iu ka dashtë veç i vdekun, edhe bashkëpunëtorët e Rugovës të vdekun. Të gjallët krejt janë jashtë çdo procesi që 10 vite, janë me mija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat