Nuk ndalet Geci, ka një kërkesë të re për LDK-në: Të reformohet LDK-ja, ose do ta...

Aktuale

Nuk ndalet Geci, ka një kërkesë të re për LDK-në: Të reformohet LDK-ja, ose do ta...

Nga: N.Sh Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:28
LDK

Pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje.

Por, edhe pas kësaj dorëheqje, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, po kërkon reforma të reja në LDK.

Nebih Geci, përmes një kërkese publike për LDK-në, ka kërkuar që të fillojnë reformat nga nëndegët dhe degët e LDK-së. Ai kërkon që mos ta pengoj askush këtë proces të reformave në LDK, ndryshe sipas tij, do të thërrasin protesta nga i gjithë vendi, që mos të deformohet procesi zgjedhor.

Lexojeni reagimin e Gecit:

Kërkesë:

Kërkojmë nga LDK të fillojnë reformat e thella filluar që nga nëndegët, si dhe degët e saj në të gjithë territorin e Kosovës, kërkojmë nga njerëzit që kanë shërbyer në LDK të mos bëhen naiv dhe mos të e pengojnë procesin e rifillimit të ri dhe të kontribuojnë në ndryshimin rrënjësor të të gjitha strukturave si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duhet të ketë zgjedhje demokratike të pa ndikuara nga akterët e së kaluarës, nëse njerëzit të cilët e kanë katadandisur dhe rrënuar deri në këtë gjendje subjektin më të rëndësishëm të Kosovës LDK-në, ta kenë të qartë që djathtistet, Rugovistët, do të reagojnë ashpër ndaj atyre që tentojnë të e bllokojnë procesin e rimëkëmbjes së LDK-së, akademikët të heqin dorë nga ambiciet e tyre personale, të kontribuojnë për ndërtimin e LDK-së e jo për përmbushjet e dëshirave të tyre. LDK ka vend për të gjithë intelektualët, duhet të mendohet mirë dhe te veprohet dinjitetshëm dhe me kujdes të veçantë se kë po e pozicionojnë në vendet kyçe, përndryshe do të reagohet ashpër ndaj secilit që e bllokon procesin, nëse ndodh e kundërta do të thirren protesta nga i gjithë vendi dhe nuk do lejojmë që të deformohet procesi zgjedhor. Kërkojmë nga LDK të thirren të gjithë djathtistët, Rugovistët e LDK-së ku do që të jenë ata, këto zgjedhje e kanë dëshmuar që në Kosovë shumica absolute janë Djathtistë ku shifra e tyre e kap numrin mbi 350 mijë përkrahës të qendrës së djathtë, ku në këtë shumicë duhet të jenë njerëzit adekuat që dinë dhe duan të ndërtohet LDK me parime të shëndosha dhe me frymë Rugoviane që e duan Kosovën ta shohin në BE në NATO dhe në të gjitha strukturat euroatlantike. Dhe miqësi të përhershme me SHBA. Andaj kërkojmë që të bashkohen copat e ndara të LDK-së dhe të bëhemi bashkë si në kohërat e arta të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Kërkesa jonë është modeste dhe e pa ndikuar nga askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat