Vdes zyrtarja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Aktuale

Vdes zyrtarja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:56
Vlera Fetahaj

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, njofton për vdekjen e zyrtares Vlera Fetahaj.

“Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Ndërsa, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Njoftimi i plotë i Dumoshit:

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë të re të familjares tuaj, Vlera Fetahaj, zyrtares tonë, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vlera ishte bija e juaj, grua e nënë, ndërsa për ne ishte një zyrtare e cila e ka dhënë kontributin e saj të pashoq në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.

Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të.

Me energjinë pozitive që ka përçuar tek të tjerët, Vlera, ka qenë frymëzuese dhe nxitëse edhe për kolegët e koleget e saj në ministri, për të përmbushur objektivat dhe prioritetet e institucionit.

Me ikjen e saj të hershme nga kjo botë, Vlera, ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen, për vajzën e saj por edhe për ne si institucion.

Në emër timin dhe të stafit të Ministrisë, pranoni ngushëllimet tona për këtë humbje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat