Albin Kurti: Qeveria e re do të formohet shpejt

Aktuale

Albin Kurti: Qeveria e re do të formohet shpejt

Nga: A.Z Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i shoqëruar nga kandidati për deputet Avni Dehari kanë pritur në një takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se Znj.Jusufi e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punë ,përcjell “Bota sot”.

Kurti gjatë këtij takimi ka folur edhe për punësimin dhe drejtësinë, si dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë.

Postimi i plotë:

Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani, i priti sot në takim, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Avni Dehari dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Znj. Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes tonë, dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve tona: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë. Ambasadorja, znj. Jusufi, konfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit të dy shteteve tona.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat