Albin Kurti reagon pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Albin Kurti reagon pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq, këto janë fjalët e tij

Nga: A.Morina Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:34
Albin Kurti dhe Nenad Rashiq

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se ndjen keqardhje për rrahjen e Nikolla Rashiq. Ai tha se meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

“Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat