Operacioni i Policisë, ky është zyrtari i arrestuar

Aktuale

Operacioni i Policisë, ky është zyrtari i arrestuar

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Njësitë Speciale të Kosovës kanë bllokuar sot Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Operacioni i Policisë në këtë Agjenci, ka nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Në pranga në këtë operacion ka përfunduar Agim Nuha, që është drejtor i  autorizimit të pagesave.

Në lidhje me rastin, për lajmi.net kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat