Reagon Hoti, këto janë fjalët e tij pas arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë

Aktuale

Reagon Hoti, këto janë fjalët e tij pas arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë

Nga: M.H Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:07
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit të arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë.

Hoti shkroi që pret një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë, përcjell “Bota sot”.

Kryeministri në detyrë thotë se hetimi do të bëhet ndaj secilit që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore.

Ai ka thënë se fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal, këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione.

Postimi i plotë

Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencionëve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat