Kurti mes Turqisë dhe Izraelit, analisti Beqaj gjykon se vendimet duhet të merren sipas “frymës” Biden

Aktuale

Kurti mes Turqisë dhe Izraelit, analisti Beqaj gjykon se vendimet duhet të merren sipas “frymës” Biden

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:51
Belul Beqaj

Analisti Belul Beqaj tha se çështja e partneritetit me Turqinë është i një rëndësie strategjike ndërkohë që nuk duhet lënë pas dhe Izraeli si një shtet shumë i fuqishëm.

Vendimi përfundimtar i administratës së qeverisë Kurti për këtë çështje, sipas analistit, duhet të ndjekë logjikën e vendimit të administratës Biden.

“Në një kohë të caktuar kemi qenë konformist në kuadër të kërkesave të administratës Trump e cila u pa se synimin e ka pasur të gabuar,” – tha Beqaj teksa solli në vëmendje se janë shumë çështje të cilat po rihapen si pasojë e gabimeve serioze të bëra nga politika e jashtme.

Belul Beqaj sqaroi më tej se është krijuar një ide se administrata aktuale domosdoshmërisht duhet të ndjekë logjikën e politikës se jashtme.

"Ka rishikime thelbësore sa i takon marrëveshjeve që ka bërë administrata Trump. Shihet qartë se kemi të bëjmë me një rishikim dhe raporti i qeverisë së re të Albin Kurtit besoj se duhet të analizohet dhe vlerësohet varësisht nga rishikimet që bën administrata Biden", ka thënë Beqaj

Sa i takon çështjes Kosovë-Serbi, analisti Beqaj ishte i mendimit se jo vetëm duhet riformatuar dialogu dhe përmbajtja e tij por i duhet kushtuar shumë vëmendje nga Albin Kurti. Në këtë kontekst edhe kjo marrëveshje, sipas tij, duhet të jetë nën spektrin e analizës së administratës Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat