Bekim Jashari: E kemi amanet ta ruajmë e ta ndërtojmë shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen as jetën!

Aktuale

Bekim Jashari: E kemi amanet ta ruajmë e ta ndërtojmë shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen as jetën!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:59
Bekim Jashari

Pjesëtari i Familjes Jashari, Bekim me rastin e paradës së FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së ka falënderuar NATO-n, SHBA-të dhe vendet evropiane që e ndihmuan Kosovën në luftën për liri e pavarësi.

“Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën, e kemi amanet që ta ruajë e ta ndërtojmë”, tha ai.

Ai tha se falë kontributit të të gjithëve, sot e kemi Ushtrinë e Kosovës.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme dhe krenari që t’i shohim ata të rinj e të reja të jenë në shërbim të kombit”, tha ai.

Sipas tij, ne i nderojmë të gjithë të rënët në altarin e lirisë, duke e ndërtuar e zhvilluar shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat