Zbulohet emri se kush do ta marrë ministrinë e punëve të jashtme, vjen nga Lista e Vjosa Osmanit

Aktuale

Zbulohet emri se kush do ta marrë ministrinë e punëve të jashtme, vjen nga Lista e Vjosa Osmanit

Nga: D.RR Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:30
Lista Vjosa

Tanimë që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet shumë shpejtë formimi i qeverisë së re, me në krye Albin Kurtin.

Kurti së bashku me Vjosa Osmanin dhe zyrtarë tjerë të VV-së dhe Listës Vjosa, kanë filluar të shkruajnë emrat e ministrave të rinj.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Gazeta “Bota sot” mëson nga një burim i afërt me VV-në se posti i ministrit të punëve të jashtme, do t’i besohet Donika Gërvalles, që vjen nga Lista Vjosa.

Gjithashtu, mësohet se Glauk Konjufca do të ketë një post më të lartë në qeverinë Kurti, teksa në qeverinë e kaluar të Kurtit, ai ishte ministër i punëve të jashtme./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat