Mustafa jep edhe formalisht dorëheqje, nuk i bie “pishman” për prishjen e koalicionit me VV-në

Aktuale

Mustafa jep edhe formalisht dorëheqje, nuk i bie “pishman” për prishjen e koalicionit me VV-në

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:06
Isa Mustafa

Kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë edhe formalisht dorëheqjen e parevokueshme si gjest moral.

Ai ka deklaruar se vendimi për prishjen e koalicionit me VV-në ishte i duhur.

“Unë po sa dhashë dorëheqje, dorëheqja ime ishte e parevokueshme, prandaj edhe nuk patë diskutim. Unë falënderova të gjithë për punën 10 vjeçare. Kam besim edhe sot që ky Kuvend një kryetar që do ta qoj LDK-ën përpara”, ka thënë Mustafa.

“Vendimi për prishjen e koalicionit me VV-në, ishte vendim i duhur. E kemi paguar këtë çmim por e kemi paguar në mënyrë të vetëdijshme”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se në këto zgjedhje LDK-ja 12.73 për qind të votave të qytetarëve. Kjo edhe qoi në dorëheqjen e Mustafës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat